Pas arritjes së marrëveshjes, mijëra palestinezë fillojnë të kthehen në veriun e Gazës

Palestinezët e zhvendosur kanë filluar që të kthehen në pjesën veriore të Gazës, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e enklavës, pasi në fotografi të publikuara në rrjete sociale u panë mijëra njerëz që ishin nisur përgjatë rrugëve bregdetare.


“Kalimi i palestinezëve të zhvendosur ka filluar përgjatë Rrugës “Al-Rashid” përmes pjesës perëndimore të pikëkalimit “Netzarim” drejt Qytetit Gaza dhe pjesës veriore” të Rripit të Gazës, i tha agjencisë së lajmeve AFP një zyrtar, raporton gazeta “The Guardian”.

Mijëra palestinezë ishin nisur të shtunën drejt Korridorit Netzarim – një rrip toke që Izraeli e ka pushtuar dhe që e ndan enklavën në dy pjesë – në pritje që t’u lejohej kalimi dhe shkuarja në shtëpitë e tyre në pjesën veriore, sipas marrëveshjes për armëpushim që u arrit më herët këtë muaj.

Megjithatë, trupat izraelite kishin vendosur bllokada në rrugë dhe kishin shtënë me armë drejt disa njerëzve që ishin munduar të ktheheshin, duke vrarë të paktën një person. Izraeli e akuzoi Hamasin se po dështonte që ta zbatonte marrëveshjen për shkak të mospërfshirjes së penges Arbel Yehoud, civile izraelite, në grupin e të liruarve të shtunën.

https://twitter.com/AnasAlSharif0/status/1883749254726054124

Agjencia palestineze e lajmeve, “Wafa”, raportoi se disa persona ishin lënduar në mënyrë kritike gjatë sulmit izraelit ndaj turmës së palestinezëve që po prisnin për ta kaluar korridorin afër kampit të refugjatëve “Nuseirat”.

Hamasi tha se bllokimi i kthimit të palestinezëve në veri përbënte shkelje të armëpushimit, duke shtuar se grupi i kishte ofruar “të gjitha garancitë e nevojshme” për lirimin e Yehoud-it.

Në orët e hershme të së hënës, Katari, si ndërmjetësues i paktit të armëpushimit, tha se ishte arritur një marrëveshje për lirimin e Yehoud-it para së premtes bashkë me dy pengje të tjera dhe se palestinezëve do t’u lejohej kalimi i korridorit nga mëngjesi i së hënës./Nacionale

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS