Partia Demokratike në Bujanoc kandidon Agim Halitin për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur sot, më 01.10.2022 unanimisht ka vendosur që Agim Haliti të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që do të mbahen më 13 nëntor 2022.


Agim Haliti ka marrë përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në politikë, duke qenë njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike në Bujanoc. Përveç saj, veprimtaria e tij kombëtare në të kaluarën dhe sot, nuk ka vënë në dyshim përkrahjen e fuqishme të anëtarësisë që Agim Haliti t’i prijë listës së Partisë Demokratike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Deklarata e Bislimit nxit reagime të forta në Luginën e Preshevës

PreshevaPRESS

Presheva në fokus të Shqipërisë: Sabedini takohet me Ambasadorin Canaj për projekte zhvillimore

PreshevaPRESS

Bislimi alarmon BE-në: Serbia po përdor administratën për të bllokuar shqiptarët në Luginë

PreshevaPRESS