Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sipas të dhënave hidrometeorologjike për Luginën e Preshevës, në pesë ditët e ardhshme parashihet mot i paqëndrueshëm në vend.


Të dënat hidrometeorologjike parashohin se gjatë këtyre ditëve të ketë mot me diell, vranët dhe me reshje shiu.

Në vazhdim ju sjellim parashikimin e plotë:

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E merkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1- 7m/s.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Njerëzit e përdorin rregullisht inteligjencën artificiale pavarësisht se nuk i besojnë

PreshevaPRESS

Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni

PreshevaPRESS

Uji me limon në mëngjes – zakoni me përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore

PreshevaPRESS