Parashikimi i motit për ditët në vijim

Të premten në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona, parashihet të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.


Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende, me intensitet të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Paralajmërohen se do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë mes 18m/s dhe 14m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira. Ditën e hënë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mot i paqëndrueshem e me reshje do të na shoqërojë gjatë javës

PreshevaPRESS

Institucionet apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe reshje bore

PreshevaPRESS

Gjatë javës pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, fundjava me shi

PreshevaPRESS