Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme në Luginë

Sipas të dhënave hidrometeorologjike, në Luginën e Preshevës gjatë javës së ardhshme parashihet mot stabil, me diell dhe vapë.


Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius, të premten.

Kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Të dhënat tutje bënë të ditur se gjatë gjithë javës duhet kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj.)

ARTIKUJT E NGJASHËM

“Ekonomia shpëton Luginën”: Nga diskutimet te përpjekja për ta kthyer bashkëpunimin ekonomik në rezultate konkrete

PreshevaPRESS

Dorëhiqet studiuesi i “Anthropic”, lëshon paralajmërimin e frikshëm për IA-në

PreshevaPRESS

Pas 30 vitesh zbardhet vrasja e Tupac Shakur – Ish-lideri i bandës shpallet fajtor në Las Vegas

PreshevaPRESS