Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra serbe në rrugën Preshevë-Gjilan

Policia dhe Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në rrugën Preshevë-Gjilan.


Sipas komunikatës, më 20 mars, u ndaluar vetura me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhëratë për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arritur të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva.

Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrik (934 copë, mall me origjinë nga Serbia, vlera e tregut është mbi 10 mijë euro.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalohet për 48 orë, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatë, transmeton PreshevaPRESS.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

PreshevaPRESS

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

PreshevaPRESS

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

PreshevaPRESS