Paralajmëron Lajçak: Kësaj radhe dialogun Kosovë-Serbi duhet ta çojmë deri në fund

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se vetëm po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve.


“Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin”, ka thënë ai.

Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, Lajçak e ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me partnerët nga Serbia dhe Kosovë, duke paralajmëruar se pret inicim të shpejt të dialogut për normalizimin e raporteve.

“Duhet marrë parasysh edhe kalendarin politik në Serbi dhe gjendjen politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktor kryesor është gjendja epidemiologjike, e cila duhet të na e mundësojë takimin”, ka thënë Lajçak.

Ai ka paralajmëruar se qysh prej javës së ardhshme do të zhvendoset nga Bratisllava, ku ka qenë deri më tani shkaku i kufizimit të lëvizjeve, në Bruksel, duke qenë edhe fizikisht i pranishëm në zyren e tij të përfaqësuesit special për dialogun.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS