PAPUNËSIA DHE LARGIMI I TË RINJVE MBETET PROBLEMI KRYESOR I PRESHEVËS

Bashkëjetesa mes nacionaliteteve që jetojnë në Luginë të Preshevës gjithnjë ka qenë e mirë, por problem i përbashkët i qytetarëve në këtë zonë mbetet papunësia dhe largimi i të rinjve.


“Në fshatin tonë kurrë nuk kemi pas problem. Nuk është jeta e mirë, unë merrem me përpunim të metaleve dhe me bujqësi por nuk kemi përkrahje dhe këtu është problemi.”

Sipas miftar Rexhepit , krahas shumë të mirave që ka kjo zonë, shqetësuese mbetet papunësia dhe largimi i rinisë.

Ndërsa shteti vazhdon të bëjë pak për zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik të këtij rajoni, tani stagnimet nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID -19, konsiderohet një faktor më shumë që Lugina e Preshevës të përjetoj goditje edhe më të madhe në ekonominë e saj edhe ashtu të brishtë. /RTK – Baki Rexhepi

https://www.facebook.com/110299813858/posts/10158374966513859/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

PreshevaPRESS

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

PreshevaPRESS

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

PreshevaPRESS