Pallaska: Kurti në pushtet erdhi ngjashëm sikurse Hitleri

Avokati Dastid Pallaska ka analizuar situatën politike në aspektin kushtetues që ndodhet Kosova.


Pallaska në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini thotë se Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat të caktuar se kur partia e parë e dalë në zgjedhje duhet të ofrojë një kandidatë për kryeministër.

”Por kjo nuk do të thotë se partia fituese e ka të drejtën ta bllokojë procesin kushtetues”, tha Pallaska, përcjell PreshevaPRESS.

Avokati thotë se Presidenti duhet t’i ofrojë një afat të arsyeshëm partisë së parë e më pas të veprojë në bazë të diskrecionit të tij.

Pallaska thotë se afati i arsyeshëm nënkupton nëse partia fituese e zgjedhjeve bënë përpjekje për të formuar shumicën parlamentare.

Gjatë emisionit avokati Pallaska tha se LVV dhe lideri suprem i saj, siç e quan Kurtin ai, kanë arritur në pushtet duke imituar mënyrat e njejta siç kishte ardhur në pushtet Hitleri me nacistët gjerman.

Aksioni kundër UNMIK-ut, Marrëveshtjes së Rambujesë, Planit Ahtisari dhe mosnjohaja e menjëhershme e pavarsisë së Kosovës, Pallaska tha se janë mënyra të ngjashme me ato të Hitlerit i cili ka propaganduar Gjermani ndryshe nga ajo që ishte.

Përveç për LVV-në, avokati Pallaska foli edhe për Vjosa Osmanin dhe debatin e ashpër sëfundmi me Driton Selmanaj.

Pallaska ka theksuar se asnjë votues i saj nuk pret që ajo të sillet si LVV-ja.Ai ka thënë nëse Osmani kalon në VV do të ketë fatin e Shpend Ahmetit.

“Me ka ardh keq, edhe pse kam vlersim për të dy si individë. Sjellja e saj  është totalisht e panevojshme, i instistimit me i pre fjalën dhe mënyra si është pre fjala më duket jashtëzakonisht jo korrekte. Unë nuk e kam taku zonjën Osmani që një kohë të gjatë por besoj se asnjë votues i saj nuk pret që ajo të sillet si Lëvizja Vetëvensosje. Absolitisht VV-ja nuk është pastruar dhe ushqimi kryesor i asaj partie është dhuna ndërsa kemi LDK-në që në bazë të saj ka paqen dhe nuk po më pëlqen sjellja e saj, është një pikpamje afatshkurtër e saj. Ajo duhet ta projektojë kulturën paqësore të LDK-së. Nëse zonja Osmani shkon në LVV ajo do ta ketë fatin si Shpend Ahmeti ” tha Pallaska.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS