Paknaqësi mes koalcionit qeverisës në Preshevë, vendimet merren me 20 vota

Kuvendi i Komunës së Preshevës po zhvillon punimet e seancës së dytë, duke filluar nga ora 10:00, gjatë së cilës priten të diskutohen 25 pika të rendit të ditës.  


Kuvendi i Komunës së Preshevës po zhvillon punimet e seancës së dytë, gjatë së cilës priten të diskutohen 25 pika të rendit të ditës, e si më e diskutueshme pritet të jetë debati mbi rishikimin e buxhetit të Komunës së Preshevës.

Ajo që është vërejtur si ndryshim nga seanca e parë, sot pikat e rendit të ditës po votohen me shumicën e thjesht me vota minimale prej 20 votave, e që janë votat e këshillëtarëve të PVD-së dhe PDSH-së, duke munguar vota e këshillëtarëve të Aleancës së Luginës dhe Unionit Demokratik Shqiptar.

Aleanca për Luginën në seancën e parë ka votuar në përkrahje të koalcionit PVD-PDSH-UDSH, pa nënshkruar asnjë marrëveshje. Në media ishte raportuar se Aleanca për Luginën ka votuar në favor të qeverisjes lokale pasi që ka patur marrëveshje interne nga PVD dhe Ardita Sinani që do të marrin disa pozita udhëheqëse në Komunën e Preshevës, e që mosrealizimi i premtimit nga Sinani mundet të jetë mosvotimi i sotshëm.

Përveç Aleancës për Luginën, pjesë e koalicionit qeverisës në Preshevë, është edhe Unioni Demokratik Shqiptar që përfaqësohet nga Naser Aziri.

Aziri në fillim të seancës ka kërkuar që në rend të ditës të futet me urgjencë si pikë e parë e rendit të ditës raportimi dhe diskutimi për ndërprerjen e disa punimeve dhe projekteve nga ana e komisionit komunal të zgjedhur nga koalcioni PVD-PDSH.

Momentalisht kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Agim Sabedini, ka ndërprerë punimet e seancës së dytë, për të i mundësuar këshillëtarëve të Kuvendit Komunal për të kryer ritualet fetare të ditës së premte.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Foto / Udhëheqësit e Komunës së Preshevës vizitë në MPJ të Shqipërisë

PreshevaPRESS

Enti parashkollorë “8 Marsi” ka hapur çerdhe të re në fshatin Zhunicë

PreshevaPRESS

KKSH: Ka filluar trajnim për mësimdhënësit shqiptar në Luginë

PreshevaPRESS