PAKËNAQËSI TË SHUMTA PËR PROCESI E NDARJES SË SUBVENCIONEVE

Komuna e Preshevës ka publikuar emrat e përfituesve të subvencioneve për zhvillim ekonomik dhe OJQ për vitin 2019.


Me të publikuar listën e përfituesve nga ana e Komunës së Preshevës ka pasur reagime të shumta për procesin e seleksionimit të përfituesve të subvencioneve në të dy fushat.

“Miratoca fshati numer 2 me i madh ne Komunen e Presheves. Miratoca i dhan 666 vota ketij kryetari. Kjo eshte padrejtesi e besa edhe poshtrim per fshatin tone,te mos jet i perfshire asnje ne keto subvencione. TURP TURP TURP!!!!” thuhet në një reagim të faqes së Fshati Miratoc në facebook.

https://www.facebook.com/TeKajosht/posts/1411321422349144/

Dyshime për keqpërdorime dhe manipulimi gjatë përzgjedhjes së fituesve të subvencioneve ka paraqitur edhe drejtori i shoqatës kulturore “Dituria”, Mr. Nexhmedin Ademi.

Ademi përveç tjerash në reagimin e publikuar në llogarinë e tij në facebook ka shkruar “Motoja se ne jemi ndryshimi, së paku me këtë rast, është faktuar se është bërë ndryshimi i pushteteve, por jo ndryshimi i mendësisë për një pushtet ndryshe që do të ndryshonte jetën e qytetarit duke përmirësuar kualitetin e jetës, mirëqenien e qytetarit, standardin e meritokracisë, lufta për më shumë barazi sociale, barazia në mes komuniteteve etj. Ndryshimi ka ndodhur, por si duket jo i duhuri.”

https://www.facebook.com/nexhmedin.ademi/posts/2602054976485598/

Pa reaguar nuk ka mbetur as Klubi i Futbollit i Femrave “Presheva” në Preshevë. Ky klub përmes reagimit të postuar në facebook përveç shprehjes së pakënaqësisë me mënyrën e ndarjes së mjeteve kanë kërkuar rishqyrtimin e vendimit dhe përkrahjen nga të gjitha forumet të grave të të gjitha partive politike në Preshevë.

https://www.facebook.com/kffpresheva1/videos/456508065198824/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS