Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Në Komunën e Preshevës, më shumë se 300 fëmijë do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, duke u regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2025/2026.


Regjistrimi për klasën e parë është duke u zhvilluar dhe do të zgjasë edhe pak ditë të këtij muaji, kur përfundon edhe viti shkollor aktual.

Sipas Edita Asllanit, pedagoge në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, të drejtë regjistrimi kanë fëmijët e lindur nga 1 mars 2018 deri më 28 shkurti i vitit 2019, derisa për të u regjistruar në klasën e parë duhet kompletuar dokumentet për regjistrim e që përfshijnë:

  • Çertifikatën e lindjes;
  • Çertifikatën e vijueshmërisë së parashkollorit;
  • Vërtetimin nga mjeku pediatër;

“Ashtu si çdo vit, shumica e prindërve regjistrojnë fëmijët në muajin qershor, por regjistrimi është i mundur gjatë gjithë vitit”, tha Asllani për PreshevaPRESS.

Ajo theksoi se verifikimi i fëmijëve bëhet përmes testeve të standardizuara që vlerësojnë diturinë, mbamendjen, përceptimin, aftësitë verbale dhe operacionet logjike, e që për PreshevaPRESS theksoi disa metoda që sipas saj janë të vlefshme për të kuptuar aftësin e fëmijëve parashkollar.

“Kemi teste të standardizuara për verifikimin e gatishmërisë së parashkollarëve për klasë të parë ku ngërthejnë në vete pesë subjekte që janë dituria, mbamendja, përfundimet përceptive, aftësitë verbale dhe operacionet logjike”, tha ajo për portalin PreshevaPRESS.

Në territorin e Komunës së Preshevës ka gjithsej 39 fshatra, nga të cilat 28 janë me shumicë shqiptare, 4 me shumicë serbe, ndërsa 5 kanë pak banorë. Për shkak të shpërndarjes demografike, shumë shkolla funksionojnë me paralele të ndara në fshatra të ndryshme.

Sipas një hulumtimi të PreshevaPRESS në shkollën fillore ”Prof. Ibrahim Kelmendi” do të regjistrohen 146 nxënë në total, duke përfshi edhe paralelet në Zhunicë, Norçë e Tërrnavë. Në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” të fshatit Miratoc do të regjistrohen 18 nxënës, derisa në shkollën “Dituria” në Corroticë dhe paralelen e ndarë në Bukuroc në këtë vit shkollor do të regjistrohen 26 nxënës. Shkolla fillore “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë pret të regjistrojë 12 nxënës, shkolla “9 Maji” në Leran në total 39 nxënës, duke përfshi këtu numrin e nxënësve që do të regjitstrohen në paralelet e kësaj shkolle në Geraj, Bushtran e Ashanë, shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhor 7 nxënës.

Udhëheqësia e shkollave fillore në Rahovicë dhe ajo në Caravajkë nuk kanë qenë të gatshme të ndajnë informacione me PreshevaPRESS në lidhje me numrin e nxënësve që pritet të regjistrohen në klasën e parë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes KKSh-së dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Lirigzona Nuredini

Rexhepi takon Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Lirigzona Nuredini