OSBE organizon kurs falas të gjuhës serbe për shqiptarët në Preshevë

Përveç kursit të paralajmëruar në Bujanoc, Misioni i OSBE-së në Serbi organizon edhe një kurs tremujor falas të gjuhës serbe për qytetarët e komunitetit kombëtar shqiptar në Preshevë.


Kursi u dedikohet kryesisht të gjithë personave të interesuar për regjistrim në Qendrën për Trajnim Bazë Policor.

Kjo nismë është pjesë e punës shumëvjeçare të Misionit të OSBE-së në Serbi në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare dhe përmirësimit të mundësive për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme kombëtare në administratën publike, me synim që ajo të jetë më e larmishme dhe përfaqësuese.

Pjesëmarrja e barabartë në punën e institucioneve shtetërore, konkretisht në polici, kërkon njohjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare. Përmirësimi i aftësive gjuhësore rrit kështu edhe mundësitë për punësim në sektorin publik.

Të interesuarit për këtë kurs duhet të dërgojnë të dhënat e tyre të kontaktit përmes postës elektronike në adresën valdete.osmani@osce.org.

Afati për aplikim është 18 shtator.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

PreshevaPRESS

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

PreshevaPRESS

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

PreshevaPRESS