OSBE KA DHURUAR EDHE NË PRESHEVË 100 PAKO PËR FAMILJET NË NEVOJË

Edhe misioni i OSBE-së përveç në Komunën e Bujanocit, ka dhuruar edhe 100 pako ushqimore për familjet në nevojë të Komunës së Preshevës.


Misioni i OSBE-së në Beograd, përmes zyrës së sajë në Bujanoc, sot ka donuar 200 paketa me ushqim për familjet në nevojë të Komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit.

Lufta e përbashkët kundër COVID19 e bënë OSBE-në edhe njëherë partnere të drejtëpërdrejtë të Komunës së Bujanocit dhe qytetarëve të sajë.

“Për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga COVID-19, zyra e OSBE-së në Bujanoc dhuron 100 pako për familjet në nevojë të Komunës së Preshevës. Lista e përgatitur nga Qendra për punë sociale kurse shpërndarjen e bëjnë aktivistët e Zyrës për të rinj gjatë ditëve të vikendit.” ka shkruar drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë, Liridon Latifi në profilin e tij në facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

PreshevaPRESS

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS