Organizata “Beyond” ka përfunduar projektin “Të gatshëm ndaj sfidave“

Organizata joqeveritare “Bejond” javën e kaluar me nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Bujanocit ka realizuar aktivitetin  e fundit në kuadër të projektit “Të gatshëm ndaj sfidave“, i cili ka pasur për qëllim të ofrojmë ndihmë psikologjike tek nxenesit qe ne familjet e tyre kane tejkaluar koronavirusin.


Përmes këtij projekti “Beyond” ka synuar të identifikojë dhe trajtojë problemet që fëmijët dhe adoleshentët janë prekur gjatë kohës së pandemisë. Sipas pjesmarrëve, aktivitetet e këtij projekti kanë ndikuar pozitivisht pasi që i ka ofruar relaks psiqik dhe fizik pas izolimit të shkaktuar nga pandemia Covid19.

Në kuadër të këtij projekti janë realizuar ligjerata të ndryshme vetëdijësuese për të rinjtë, përmes të cilave ata kanë pasur mundësinë të mësojnë teknika për tejkalimin e pengesave dhe sfidave që i paraqiten në jetë.

Blendina Hyseni, nxënëse e gjimnazit “Sezai Surroi” nga Bujanoci mendon se aktivitetet e ngjashme janë tepër të nevojshme për të rinjtë e këtij regjioni pasi që krijon mundësinë për ngritjen e vetëdijësimit të tyre rreth sfidave që i presin ata në të ardhmen.

Përveç ligjeratave dhe punëtorive të shumta të realizuar në kuadër të projektit “Të gatshëm ndaj sfidave”, organizata Beyond në përfundim të projektit ka organizuar edhe kampin veror gjatë se cilit pjesëmarrësit kanë mundë të argëtohen me muzikë, të mësojnë gjëra elementare të fitnesit dhe meditimit përmes jogas.

Në aktivitetet e këtij projekti janë përfshi nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Bujanocit duke përfshi rininë e të gjitha komuniteteve. Për Emanuelën ky projekt ka qenë i rendësishëm pasi që ka krijuar lidhje të reja me bashkëmoshatarët nga komunitetet e tjera.

Udhëheqësja e organizatës Beyond, Bukurie Limani, ka potencuar nevojën e madhe që të realizohen aktivitete të ngjashme në Preshevë e Bujanoc, duke shpjeguar se përmes edukimit joformal, aktiviteteve argëtuese dhe lojrave të ndryshme, të rinjtë e këtyre komunave kanë mundësi të njihen më mirë mes vete.

Projekti “Të gatshëm ndaj sfidave” është realizuar nga muaji maj në kuadër të programit “Përforcimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” që financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe implementohet nga Peaceful Change, organizata People in Need dhe Iniciativat Qytetare. Përfaqësuesja lokale e People in Need, ka thënë se ky prjekt është mirëpritur nga të rinjtë sidomos kur bëhet fjalë për rajonin tonë ku edhe mungojnë prjekte të ngjashme.

Projekti “Të gatshëm ndaj sfitdave” përmes aktiviteteve të realizuara ka arritur të përfshijë gjithsej afro 350 nxënës nga të gjitha komunitetet e shkollave të mesme në Bujanoc dhe Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS