Ish- “Zonja e Parë” e Amerikës, Michelle Obama, ka ndarë kujtime të dhimbshme përpara të pranishmëve në Samitin e organizuar nga “Fondacioni Obama”.
Përpara një auditori të mbushur me njerëz që mezi prisnin rrëfimin e saj, ajo u kthye mbrapa në kohë, duke kujtuar fëmijërinë dhe lagjen ku ishte rritur, në jug të Chicago-s.
“Të gjithë iknin nga ne”, u shpreh ajo, duke treguar pamjet e mbetura në kujtesën e një fëmije, të largimit të “familjeve të bardha” nga lagjet që dominoheshin nga njerëzit me ngjyrë.
Ajo e quajti këtë fenomen si “Fluturimi i bardhë”, ku të bardhët zgjidhnin të jetonin në zona më të larmishme.
Ajo kujtoi një rast ku bashkë me të vëllanë frekuentuan një palestër.
“Sapo ne u futëm brenda, njerëzit e bardhë nisën të largoheshin prej saj, pasi ata kishin frikë nga ne nga ajo çfarë ne përfaqësonim”, tha ajo.
Në vitin 2010 Chicago ishte vendi që kishte ndarjen më të lartë racore dhe ekonomike sipas një studimi.
Ndërsa vitet e fundit në sajë të punës të komuniteteve për ndërgjegjësimin, përsa i përket të drejtave të njeriut, situata ka ndryshuar.
Michelle kujtoi padrejtësinë që ndjente si fëmijë, kur shihte familjet e bardha që largoheshin prej familjes së saj.
Por situata ndryshoi me kalimin e viteve dhe ajo bashkë me të vëllain kishin njerëz nga raca të ndryshme kur hynë për herë të parë në punë.
Ish- “Zonja e Parë” e Amerikës është një nga folëset më aktive përsa i përket të drejtave të njeriut.
Shpesh ajo i referohet fëmijërisë për të treguar se sa ka ndikuar racizmi tek mijëra fëmijë të familjeve me ngjyrë jo vetëm në SHBA.