Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Përfaqësuesja e KKSh në Novi Pazar, Amina Nuraj ka akuzuar Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Serbi, Demo Berishën në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.


Ajo në emision ka thënë që ankesat tona askush nuk i ka pranuar dhe se nuk ka pasur kontakt me Demo Berishën dhe se u njejti është duke punuar vetëm për serb.

“Po, ka por ne tani nuk dim askujt ti ankohemi. Në çdo derë që jemi ankuar askush nuk na ka pranu, sepse politika e Serbisë është duk bërë një punë të poshtër. Unë kontaktoj vetëm me patriotat e vërtetë, të cilët kanë quar kokën për poshtë shtetit të Serbisë. Demo Berisha është duke punuar për serbët dhe jo për shqiptarët”, ka thënë Nuraj në Klan Kosova.

“Ata njerëz që shiten vetën për 500 euro për rrogë, ata as nuk munden me qenë shqiptarë e as nuk mund të jenë patriota të vërtetë e as nuk mund të hyjnë në zyrën time e lëre më për të biseduar”, ka thënë përfaqësuesja e KKSh-së.

Përfaqësuesja e KKSh-së në Novi Pazar më tej ka thënë se nuk mund të punojnë Demo Berishën përderisa ai e bën krahasimin se Kosova është Serbi.

“Në pikë të parë për atë që ne nuk kuptohemi mes veti ai po i krahason që Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë dhe me kuptimin e fjalëve të tij, ne nuk mund të punojmë me të. Sepse për shqiptarët e vërtetë që janë Kosova është Republikë dhe do të jetë kështu”, ka shtuar Nuraj.

Nuraj tutje në lidhje direkte në emisionin Kosova Today gjatë ditës së djeshme ka folur për rastin aktual me konkursin me Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, duke akuzuar Vuqiç se po vazhdon të mos ua njoh të drejtat shqiptarëve si një nga komunitetet pakicë.

“Na e kemi mësuar tani se një shtet i cili është udhëhequr nga ana e Aleksandër Vuqiçit në vitin 1994, i cili ka thënë se një serb ka për ta vrarë 100 musliman shqiptar dhe boshnjak. Kjo dihet që nuk është shteti jonë. Nuk është shteti i cili na dha të drejt për jetesë për kulturë për gjuhës dhe nuk na dha të drejtën për të punuar”, ka thënë përfaqësuesja e KKSh në Klan kosova.

Nuraj më tej thotë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj për mbrojtje të tyre dhe se duhet të ketë interesim në shumë për shqiptarët në Serbi.

“Kam thënë edhe më herët që interesimi nga ana e Shqipëris dhe nga ana e Kosovës është tepër i ulët, sepse dialogu duhet të mbarojë ashtu siç është duke folur për të drejtat eserbëve në Kosovës ashtu duhet të flitet edhe për drejtat e shqiptarëv në Serbi, pra Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në Sanxhak. Për fat të keq që na ktu që jemi vet. Një e mirë që Republika e Kosovës që ka nisur të interesohet për shqiptarët që jemi në Serbi Dialogu duhet të vazhdojë për të na mbrojtur”, ka thënë Nuraj.

ARTIKUJT E NGJASHËM

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

PreshevaPRESS

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

Lirigzona Nuredini

Nuraj: “Çdo ditë jemi në gropë të madhe, çdo ditë pres të arrestojnë shqiptarët e vërtet”

Lirigzona Nuredini