Nuraj: “Çdo ditë jemi në gropë të madhe, çdo ditë pres të arrestojnë shqiptarët e vërtet”

Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova e ftuar në një lidhje direkte, përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar ka thënë që ende nuk kanë marrë ndonjë plan se çfarë do të bëjnë për të ndërmarrë masa ndaj rastit të mospranimit të policëve sbqiptar por edhe për problemet e tjera që kanë.


Ajo ka thënë gjithashtu se janë të rrezikuar për tu arrestuar si dhe është në përcjellje për punën që e bën në KKSh.

“Unë ende nuk mund të flas për këtë sepse ende nuk kemi biseuar me kryetarin e KKSh-së, Enkel Rexhepi. Nuk besoj pasi për ne çdo ditë është më vështirë. Çdo ditë është një gropë e madhe që me çdo sekond jam duke pritur të arrestojnë shqiptarët e vërtetë”, tha ajo në Kosova Today.

“Nuk besoj që vie dita që shqiptarët do tl marrin frymë më lehtë në Serbi”, shtoi ajo.

“Ju e dini historin time që policia më ndaloi në pikën kufitare për 4-5 orë. Unë nuk e mendoj që një ditë do të vijnë të më arrestojnë “

“Kur na ndalin e na marrin dokumentet të cilat na vonojnë 4ose 5 orë, dhe më kontrollojnë në qantë. Kjo ka ndodhur edhe para tre muajve duke udhëtuar me ekipin e KKSh-së ku një police e Serbisë më ka pyetur çfarë ke në qantë e që dyshojke mos kam thikë ose diçka që mundesh me dëmtu ndonjë polic. Ju drejtova që nuk jam njeri i malit dhe e shkolluar. Gjithashtu kam edhe krehrin e flokëve enëse dyshon ose keni frikë nga unë atëherë më tha që guximin e keni brenda vetes. Po ka të tillë. Unë jam këtu tash e 13 vite. Kur dal prej shtëpisë nuk kam përcjellje vetëm unë por edhe familja ime”, ka shtuar Nuraj.

Përfaqësuesja e KKSh-së bën thirrje që Kosova e Shqipëria të bisedojnë për problemet e shqiptarëve në Serbi.

“Duhet sa më shumë që Kosova dhe Shqipëria të hapin bisedime prolemet e shqiptarëve në Serbi”, ka thënë Nuraj.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

Lirigzona Nuredini

KKSh publikon listën e përfituesve nga Thirrja për mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me njërin prind

Lirigzona Nuredini

Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

PreshevaPRESS