Njoftim i rëndësishëm lidhur me hapjen e konvikteve në Prishtinë

Qendra e Stundentëve të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.


Kjo për shkak të zhvillimeve epidemiologjike në vend.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, nga QS-ja thonë se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve, ndërsa kanë shtuar se për çdo vendim, studentët do të njoftohen me kohë.

“Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentët për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do të njoftoheni”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre. /GazetaSinjali

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS

Demo Berisha propozohet për ministër për të Drejtat e Njeriut në Serbi

PreshevaPRESS

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 23 persona – mes tyre tre ish-ministra

PreshevaPRESS