Nis viti i ri shkollor, mësimi fillon në të gjitha shkollat

Sot nis zyrtarisht viti i ri shkollor, derisa nxënësit do t’u rikthehen bankave shkollore pas përfundimit të pushimeve verore.


Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka njoftuar prindërit dhe nxënësit për fillimin e mësimit dhe orarin e ditës së parë.

Sipas njoftimit, për ciklin e lartë, klasat V–VIII, mësimi do të zhvillohet në ndërrimin e parë dhe do të nisë në orën 08:00. ndërsa cikli i ulët, klasat I–IV, mësimi do të fillojë në ndërrimin e dytë, nga ora 13:45.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, dyert e shkollave do të hapen edhe për nxënësit e klasave të para, të cilët nesër do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Drejtuesit e shkollës u kanë uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve një vit të mbarë shkollor, me sa më shumë suksese.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Këshilli Komunal i Preshevës zhvillon mbledhjen e XI-të, në fokus bashkësitë lokale dhe buxheti

PreshevaPRESS

Shukri Ymeri emërohet drejtor i shkollës fillore në Raincë

PreshevaPRESS

Diskutim publik në Preshevë për migrimin: Sfidat dhe mundësitë për komunitetin lokal

PreshevaPRESS