Nga dita e shtunë shfuqizohen të gjitha çertifikatat e vaksinimit kundër kovidit

Shtabi republikan për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë kovid19 ka marrë vendim për shfuqizimin e të gjitha kovid19 çertifikateve nga dita e shtunë, ka thënë anëtarja e shtabit dhe ministrja Darija Kisiq Tepavçeviq.


Çertifikatat e vaksinimit kundër pandemisë Covid19 u prezantuan më 23 tetor të vitit të kaluar dhe fillimisht ishin të vlefshme pas orës 22:00, por me rritjen e numrit të të infektuarve rishtazi, vlefshmëria e tyre u zgjat, kështu që ato u aplikuan nga ora 20:00.

Mjekët që janë anëtarë të shtabit për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, kanë kërkuar që çertifikatat të jenë të vlefshme për 24 orë, por ky propozim nuk u pranua asnjëherë.

Kisiq Tepavçeviq tha se në momentin kur është marrë vendimi për përdorimin e çertifikatave të vaksinimit kundër Covid-it, dominonte sforcimi i variantit të deltës dhe sipas saj, përdorimi i çertifikatave ka qenë efektiv në frenimin e shpërndarjes së tij.

Siç ka thënë Kisiq Tepavçeviq, rekomandimi për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura mbetet i njejtë derisa hiqet kufizimi i numrit të njerëzve në ambiente të mbyllura.

“Sa i përket izolimit të pacientëve të infektuar, kjo masë mbetet ende në fuqi sepse është masa bazike antiepidemike ndaj pacientit, e cila përfshin izolimin shtatë ditë, nëse është e nevojshme edhe më gjatë”, tha ajo për mediat pas mbledhjes së Shtabit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo theksoi se përdorimi i maskave mbetet e obligueshme kryesisht në institucionet shëndetësore.

Të gjitha masat për pasagjerët në trafikun ndërkombëtar mbeten në fuqi, kështu që për të hyrë në Serbi kërkohet ende dëshmi e vaksinimit, një test i duhur ose dëshmia që keni kaluar infektimin me Covid19.

Rekomandohen doza përforcuese e vaksinës, e katërta, për ata mbi 18 vjeç, pesë muaj pas dozës së parë përforcuese (asaj të tretës në radhë).

“Para së gjithash, ky rekomandim u referohet atyre që janë në rrezik më të lartë”, tha ministrja, duke thënë se bëhet fjalë për persona me sëmundje kronike, mbi 60 vjeç e të ngjashme.

Është pranuar rekomandimi për futjen e dozës përforcuese për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-18 vjeçare, së paku pesë muaj pas marrjes së dozës së dytë, tha Kisiq Tepavçeviq, duke shtuar se masat do të ndryshohen nëse situata përkeqësohet.

Ënë kuadër të masave të reja është hequr edhe karantina për personat që kanë qenë në kontakt me persona të infektuar. /N1

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS