Nesër Presheva mbetet pa energji elektrike

Elektrodistribucija e Serbisë në Vranjë ka njoftuar mediat se të dielën, më18.05.2025, Presheva dhe rrethina do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.


Shkaku i ndërprerjes së rrymës është kryerja e punimeve në objektet elektroenergjetike në këtë qytet në jug të Serbisë. Ndërprerja e energjisë do të zgjasë nga ora 07:00 deri në ora 15:00.

Ndërmarrja e elektrodistribucionit apelon për mirëkuptim nga qytetarët për shkak të punimeve të nevojshme, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet që para orës 07:00 të dielën të çkyçin pajisjet elektrike në shtëpitë e tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

PreshevaPRESS

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

PreshevaPRESS

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS