Në Tërrnoc të Bujanocit janë sekuestruar 70 kilogramë marihuanë

http://mup.gov.rs/

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë dhe Bujanoc kanë konfiskuar 70 kilogramë lëndë që dyshohet se është marihuanë dhe kanë arrestuar S. B. (2001) dhe P. A. (2002) nga Vërbasi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.


“Policia gjatë pasdites së djeshme ka tentuar ta ndalojë një automjet të tipit “Audi” me të cilën të dyshuarit ndodheshin në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, por të njëjtit duke mos iu bindë urdhrit të policisë vazhduan me vozitje, e që pas një kohe vozitjeje kanë dalë nga vetura dhe janë larguar.” thuhet në njoftimin e Administratës Policore të Vrajës.

Foto: http://mup.gov.rs/

Punonjësit e policisë me një veprim të shpejtë dhe efektiv kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit në një taksi në afërsi të Vranjës me ç`rast i kanë arrestuar, derisa në “audi-në” e tyre u gjetën 13 pako me lëndë që dyshohet se ishte marihuanë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ardita Sinani në teren pas vërshimeve, kritikon pushtetin e kaluar

PreshevaPRESS

Takimi mes Antonijeviqit dhe Mitroviqit: Dialogu me shqiptarët, është zgjidhja e vetme

PreshevaPRESS

Rexepi (PVD): Mënyra e menaxhimit të prokurimeve publike po e fundos Preshevën

PreshevaPRESS