Në Serbi edhe 81 raste të reja të infektuar me Covid19, numri përgjithshëm arrin në 384

Deri të Mërkurën, 25 Mars në ora 15:00, janë regjistruar gjithsej 384 raste të konfirmuara të koronavirusëve në Serbi, sipas uebfaqes covid19.rs.


Që nga raporti i fundit, janë testuar 245 individë, nga të cilët 81 janë pozitivë dhe 164 negativë për koronavirusin e ri. Nga 81 raste të konfirmuara, 56 janë shtruar në spital, ndërsa 25 janë izoluar nëpër shtëpi.

Sipas një konference për shtyp, 203 persona u shtruan në spital. Ka 24 persona në respirator.

Janë 158 raste të konfirmuara në Beograd, në Nis 40, në Valjevo 38, në Novi Sad 21, në Cacak 13, në Kragujevac 12, në Krusevac dhe në Cuprija secila, 10, u tha. Ka më pak se 10 raste të konfirmuara në Kikinda, Vranje, Uzice, Zajecar, Pancevo.

Edhe për kundër faktit se në Serbi po rritet me shpejtësi numri i të infektuarve nga koronavirusi Covid19, Lugina e Preshevës edhe më tutje mbetet e pa prekur nga ky virus. /N1


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS