Në seancën konstituive të Kuvendit në Serbi, deputetët në duar me pankarta ‘Kosova është Serbi’

Beograd 06. februar 2024. Prvo zasedanje skupštine Skušsina Srbije sednica Foto:Amir Hmazagić/Nova.rs

Me pankartat ‘Kosova është Serbi’ ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë.


Në orën 10 ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku do të verifikohen mandatet.

Pas këndimit të himnit kombëtar, opozita ngriti pankarta në të cilat i dërgonte mesazh regjimit se zgjedhjet ishin të “vjedhura”. Që në fillim të seancës ata janë në këmbë dhe i fryjnë bilbilit, ndërsa progresistët janë ulur në stolat e tyre.

Deputetët e opozitës dolën me pankarta ku shkruhej: “Anuloni zgjedhjet”, “Vuçiq është kreu i mafies”, “Fitoren zgjedhore e paguani me humbjen e Kosovës”, “Tradhtia nuk ikën”, janë disa nga pankartat.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Video / 26 vjetori i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

PreshevaPRESS

Për herë të 25-të Kuvendi i Kosovës provon konstituimin

PreshevaPRESS

Dështon përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS