Në përgjigjen për PreshevaPRESS, Kisić Tepavčević i referohet si Kosovë Preshevës dhe Bujanocit / Video

Në Serbi ka shkuar në 99 numri i të vdekurve nga COVID-19 të testuar gjithsej 26.227 persona.

Për herë të parë në 24 orët e kaluara janë testuar më shumë se 3000 mostra, gjë që tregon se kapacitetet tona po forcohen është thënë në konferencën e rregullt për media nga shtabi i krizave të Republikës së Serbisë për menaxhimin e krizës së pandemisë së Covid19.

Ne pyetjen e PreshevaPress pë Shtabin e krizave të Republikës së Serbisë rreth numrit të të testuarve në territorin e komunave të Preshevë dhe Bujanocit,  nuk ka ofruar përgjigje për numrin e saktë të të infektuarve dhe numrin e përgjithshme të të infektuarve.

Gjatë përgjigjes në pyetjen e parashtruar nga Abdulla Ahmedi, specialistja Darija Kisić Tepavčevic për PreshevaPRESS nuk ka patur njohuri rreth pozitën gjeografike të Preshevës, ajo ka filluar të flasë për mungesën e informacioneve për territorin e Kosovës.

“Sa i përket pyetjes, e cila i referohet pjesës së vendit tonë në Kosovë, Presheva dhe komuna e Bujanocit, në këtë moment nuk di të ju them numrin e skatë të testeve të bëra, por e di se po punohet gjithashtu intenzivisht në hulumtimet epidemiologjike, testime po bëhen intenzivisht kështu që në një konferencë të ardhshme për gazetarë do të ju prezentojmë numrin e sakt të testimeve edhe të rasteve të konfirmuara sipas regjioneve në këtë pjesë të vendit tonë” ka thënë Darija Kisić Tepavčevic, gjatë kësaj konference për media derisa është përgjigjur për PreshevaPRESS. 

Konferencën e plotë për media mund ta ndjekni duke klikuar këtu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS