Në Gjenevë do të gjobiten shoferët e veturave të zhurmëshme

Në Gjenevë të Zvicrës tash e tutje nëse shkakton shumë zhurmë në trafik, do të gjobitesh.


Kuvendi qytetar i Gjenevës ka menduar që këtë vit të shpallë limitet e zhurmës së automobilave, motoçikletave dhe kamionëve në rajonet e banuara.

Aktivistët i kanë bërë thirrje udhëheqësve komunal që të ulin nivelin e zhurmës në 80 decibel, që i bie të jetë e ngjashme me nivelin e makinës së larjes së rrobave.

Zhurmat janë dukuria më e shpeshtë e ndotjes së këtij qyteti zviceran, ndërsa Defin Klopfenstajn nga partia e të Gjelbërve vlerëson se radarët që do të regjistrojnë zhurmat dhe do të kapin makinat problematike, nuk duhet të mos vendosen për shkak të kostos së tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS