NAGIP ARIFI ZGJIDHET KRYETAR I KOMUNËS SË BUJANOCIT

Në seancën e parë të Kuvendit të Komunës së Bujanocit pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit me 26 vota pro të këshilltarëve shqiptar, Nagip Arifi zgjidhet Kryetar i Komunës së Bujanocit.


Nagip Arifi është Kryetar i Partisë Demokratike në Bujanoc, parti kjo që në zgjedhjet e fundit lokale doli e para.

Zgjedhja e Nagip Arifit në krye të komunës është si rezultat i arritjes së marrëveshjes për koalicion mes partive shqiptare, koalicion ky i arritur me ndihmën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Gjthashtu po në këtë seancë Shqiprim Musliu u zgjodh zavendës krzetar i komunës, ndërsa më herët Enver Ramadani nga Partia për Veprim Demokratik u ygjodh Krzetar i Kuvendit komunal. Gjithashtu po në këtë senacë u ygjodhën edhe anëtarët e Këshillit komunal. / RTV Presheva

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS