MUSTAFA TEK MINISTRI SELIMI PËR TË KËRKUAR MBËSHTETJE NË PROCESIN GJYQËSOR PËR FLAMURIN KOMBËTAR

Sot gjatë ditës kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Ragmi Mustafa ka qëndruar në Prishtinë me ç’rast ka takuar Ministrin e Drejtësisë të Qeverisë Hoti, Selim Selimin.


Lajmin për takimin Mustafa – Selimi e ka bërë të ditur Ministri Selimi, përmes një komunikate në faqen e tij në facebook.

Në takim është folur rreth procedurës për kundërvajtje nga Gjykata e Bujanocit kundër Ragmi Mustafës, për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019 me rastin e 28 Nëntorit.

Selimi këtë veprim e ka cilësuar si akt i ulët kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.” ka shkruar Ministri Selimi në postimin e tij.

Ai ka njoftuar se  si ministër i Drejtësisë i ka dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për tekkalimin e kësaj sfide që është puro politike  siç ka shkruar vet ministri Selimi.

Raste të nhjashme janë zhvilluar çdo vit ndaj partive politike shqiptare dhe institucioneve shqiptare në Serbi pas kremrimit të çdo 28 Nëntori me flamur kombëtar. Deri në vitin e kaluar denimet e shpallura nga Gjykata për kundërvajtje në Bujanoc kanë qenë debime me mjete financiare dhe ka arrirur vlerën mes 1000 dhe 1500 euro.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të ministrit Selimi të publikuar në faqen e tij në facebook:

Në takim sot prita Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019. Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.

Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS