MUSTAFA KËRKON SEANCË URGJENTE TË KUVENDIT PËR PANDEMINË DHE RASTIN E BESNIK OSMANIT

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa mbajti konferenc për shtyp në lidhje me situatën aktuale politike dhe me pandeminë e koronavirusit,


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa pasi elaboroi situatën e krijuar me pandeminë propozoi që urgjentisht të ftohet seanca e Kuvendit komunal me dy pika të vetme të rendit të ditës ku do diskutohej për qytetarin e komunës sonë tani më të zhdukur, Besnik Osmani si dhe luftën me pandeminë dhe alokimin e buxhetit komunal drejt ndihmës së subjekteve ekonomike në territorin e komunës së Preshevës.

Kemi një qytetar të komunës sonë të zhdukur dhe strukturat e sigurisë të Serbisë nuk kanë bërë thuaja se asgjë pë gjetjen e tij. Gjithashtu edhe pushteti lokal nuk është angazhuar mjaftushëm për këtë rast, andaj në seancën e propozuar nga PDSH do duhej të ftohen edhe ambasadorët e KUINT-it, të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe përfaqsuesit e policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që të na njoftojnë se ku kanë arritur hetimet për këtë rast“ deklaroi z.Mustafa.

„Ka ardhur koha që mjetet e parapara në buxhet për kubëza betoni dhe asfallt të orjentohen në subvencionim të ndërmarrjeve private dhe të shpëtojmë biznesin privat në komunën tonë. Ka mjete të mjaftueshme që ti ndihmojm bizneset por edhe të rritim mjetet për Fondin Humanitar në mënyrë që ti ndihmojmë qytetarët tanë me gjendje të vështirë ekonomike në afat më të gjatë kohor e jo vetëm një herë“ shtoi ai

Ragmi Mustafa gjithashtu propozoi që urgjentisht të ndihmohen edhe mediat në komunën e Preshevës pasi që edhe ky sektor po përballet me krizën e jashtëzakonshme e Komuna e Preshevës ka parapa vetëm 1 milion dinarë për mediat ndërsa Kryetari i Pdsh-së propozoi që ky buxhet për media të rritet së paku në 10 milion dinarë

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS