Moti për javën që po fillojmë, shi dhe ulje temperaturash

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Kjo situatë vjenë si pasoj e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Duke filluar që nga dita e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell (kthjellime). Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Dita e Martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

Më pas duke fiiluar nga dita e Mërkurë deri në fund të javës (ditët e Enjte dhe e Premte) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve por edhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatare.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS