Mospajtimet për bursat e studentëve shkaku i dështimit të seancës

Ka dështuar të mbahet seanca e KKSH-së, e thirrur për sot në orën 11:00.


Lajmin për dështimin e seancës e ka publikuar këshillëtari i KKSH-së nga rradhët e APN-së, Florent Shaipi, përmes një postimi në facebook.

“Sot në selinë e KKSH ishte paraparë të mbahet seanca e III-të e rregullt prej orës 11:00!N ë ora 10:00 nga amdministrata kemi pranuar telefonatë se kjo seancë nuk do të mbahet sot, pa kurnifar arsyje edhe informate!!” ka shkruar Shaipi në facebook.

PreshevaPRESS ka siguruar ftesën e seancës dhe materjalet përcjellse që administrata e KKSH-së i kadërguar këshillëtarëve për seancën e sotshme.

Pika që dyshohet se ishte shkaku i dështimit të seancës së sotme të KKSH-së, janë pikat për shpërndarjen e bursave studentore dhe ndihmës së njëhershme financuare për nxënës, mjete kto nga Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Në lidhje me dështimin e senacës për shkak të mospajtimeve për këto pika të rendit të ditës, dyshime ka hedhur anëtari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga rradhët e Alternativës për Ndryshim, Levent Qazimi.

“Sot ishte hera e tretë, pa shpjegime shtyhet seanca e cila ishte thirrue të mbahet në ora 11:00. A ka të bëjë kjo me mosmarrëveshjet për ndarjen e 3 milionë eurove të Kosovës?!” ka shkruar Qazimi mes tjerash në reagimin e tij të publikuar në facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS