MINISTRIA E PUSHTETIT LOKAL REAGON NË LIDHJE ME SEANCËN PËR SHKARKIMIN E SHQIPRIM ARIFIT

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, ka kërkuar shpjegim në lidhje me procedurën e votimit për shkarkimin e Arifit.


Përmes një shkrese të dërguar Ministrisë të vetëqeversisjes lokale të Serbisë nga kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, është kërkuar shpjegime shtesë rreth ligjshmërisë së procedurës së zhvilluar për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Përmes një përgjigje të kthyer nga Ministria për vetëqeverisjen lokale të Serbisë, e të nënshkruar nga sekretari shtetëror në këtë ministri, thuhet se kryetari i Kuvendit ka kompetencat e plota të thirrjes, udhëheqjes me seancën dhe mbarëvajtjen e punimeve të seancës në përputhshmëri me rregulloren e punës së Kuvendit.

Në vazhdim PreshevaPRESS ju sjell ekskluzivisht përgjigjen e plotë të Ministrisë së pushtetit lokal të Serbisë, të dërguar Kuvendit komunal në Preshevë, respektivisht kryetarit të Kuvendit, Agim Sabedini.

Në lidhje me përgjigjen e Ministrisë nuk janë deklaruar ende as partia e Arifit e as partitë opozitare.

Për kundër tentativave të PreshevaPRESS për të marrë një përgjigje për hapat e mëtutjeshëm apo procedurat ligjore të mundshme, nuk kemi hasur në gatishmëri as nga ana e partisë së Arifit e as nga ana e partive opozitare që kanë përfaqësues në Kuvendin Komunal të Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes KKSh-së dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Lirigzona Nuredini