Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi, ka zhvilluar takim virtual me themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.
Selimi përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka njoftuar se ka njoftuar Kandiq në lidhje me punën e Ministrisë rreth drejtësisë tranzicionale dhe vazhdimin e angazhimit për ngritjen e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
“Të kërkosh drejtësi për viktimat e luftës është humanizëm dhe guxim i pashembullt.” ka shkruar Selimi mes tjerash në njoftimin për takimin virtual me Natasha Kandiq.
Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Selimit të postuar në facebook:
Të kërkosh drejtësi për viktimat e luftës është humanizëm dhe guxim i pashembullt. Mëngjesin e sotëm pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë virtuale me themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq. Duke e falënderuar për punën e madhe që ka bërë rreth dokumentimit të krimeve gjatë luftës në Kosovë, aktivisten e madhe të të drejtave të njeriut, zonjën Kandiq, e informova për punën e Ministrisë rreth drejtësisë tranzicionale dhe vazhdimin e angazhimit për ngritjen e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.