MILIONERJA RUSE VDES NË AEROPLANIN E RRËZUAR

Frankfurt – Njëra prej grave më të pasura në Rusia, kryetarja e këshillit të drejtorëve dhe bashkëpronare e “Grupit S7” Natalia Filjova, ka vdekur në aksidentin e aeroplanit në Gjermani.

Këtë e ka konfirmuar kompania ruse.

Filjova (55), pasuria e të cilës vlerësohet në 600 milionë dollarë, gjendej në aeroplanin njëmotorësh i cilia kishte fluturuar nga Franca, ndërsa ëshrë rrëzuar deri sa po i afrohej aeroportit të vogël në Egelsbah, në jugperëndim të Gjermanisë.

Egelsbah gjendet rreth dhjetë kilometra në jug të Frankfurtit.

Policia ka thënë se në fluturake gjendeshin tre persona, në mesin e të cilëve edhe piloti, si edhe se besohet se dy janë shtetas të Rusisë, transmeton AP.

Bëhet e ditur se edhe dy njerëz kanë vdekur në ndeshjen e një automjeti të policisë, i cili po shkonte drejt vendit të rënies së fluturakes.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS