Mijëra luginasve iu mohua vota, eurodeputetja Cramon: Zgjedhjet në Serbi as të lira e as fer

Serbia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 3 prill.


Sipas rezultateve të deritanishme, e gati 87 për qind të votave të numëruara, presidenti aktual Aleksandar Vuçiq ka fituar 59.5 për qind të tyre.

E koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.

Për procesin e zgjedhjeve në Serbi, ka reaguar eurodeputetja Viola von Cramon.

Përmes një shkrimi në Twitter, Cramon ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer.

“Zgjedhjet Serbe demonstruan zhvillime pozitive pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një Parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta”, shkori ajo.

Ndërkaq, pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, Cramon kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Presidentja Vjosa Osmani, tha të dielën se 6 mijë shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta për të votuar.

Kjo sipas presidentes, është fushatë e qëllimshme = e Serbisë ndaj shqiptarëve atje.

Osmani bëri thirrje komunitetit ndërkombtarë që ta denojë këtë gjë.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS