MESAZHI I MYFTIUT SAQIPI ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, fton krerët fetarë, politikë dhe institucionalë, të bashkohen në prag të festës së Bajramit të Vogël, siç quhet ndryshe Kurban Bajrami, i cili vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam.

Myftiu Saqipi, në mesazhin e tij, vlerëson se Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, si dhe me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.

Sot, kur besimtarët nga të gjitha viset e botës me përkushtimin më të madh falënderojnë Allahun dhe i luten Atij për të vazhduar rrugën e shenjtë të Haxhit, kryerjen e Kushtit të Pestë Islam e në ditët në vijim përgatiten për prerjen e Kurbanit, në Kosovë e Luginë, po ndodhin dukuri, të cilat po na i zbehin festat tona tradicionale.

Prandaj, Myftiu Saqipi, thërret të gjithë njerëzit e vullnetit të mire, që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Gjithashtu, ky institucion i lartë fetar, porosit besimtarët, që mes tyre mos të ketë inate dhe divergjenca, të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit, e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, njofton Qendra për Informim i BIPMB-së, në Bujanoc.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS