Merkel: Duhet t’u shpjegoj nxënësve mësimin që kam nxjerrë nga jeta

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se fjalimi i saj i ardhshëm në Universitetin e Harvardit nuk do të jetë një fjalim klasik politik.

Merkel shtoi do të fliste për jetën e saj, si një vajzë e rritur në Gjermaninë Lindore, si vajza e një pastori protestant dhe një mësueseje latinishteje dhe anglishteje, për studimet në fizikë dhe për doktoraturën në kimi kuantike.

Merkel, kancelare që nga viti 2005, është rizgjedhur tri herë.

“Do duhet t’u shpjegoj nxënësve mësimin që kam nxjerrë nga jeta ime”, tha Merkel në një intervistë te CNN.

Në njoftimin e vizitës së Merkel, presidenti i Harvardit, Larry Bacow e quajti kancelaren përfaqësuesen e “një nga shteteve më të admiruara dhe më gjerësisht me ndikim të kohës sonë”.

“Ajo vazhdon të luajë një rol qendror në kohën tonë”, tha Bacow.

Rruga e Merkelit drejt politikës filloi në vitin 1989, kur u frymëzua nga revolucioni paqësor që çoi në rënien e Murit të Berlinit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS