Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

Një postim i bërë nga kryetari i APN-së, Visar Memeti, në rrjetin social Facebook ka ngjallur reagime dhe diskutime lidhur me shpenzimet e një vizite zyrtare të delegacionit të Komunës së Preshevës në Kroaci.


Sipas Memetit, delegacioni prej shtatë anëtarësh, në krye me të parën e Komunës, Ardita Sinani, ka qëndruar për katër ditë në rajonin kroat të Megjimurjes (Međimurje) muajin e kaluar.

Ai thekson se, ndonëse kabineti i kryetares ka deklaruar se të gjitha shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga nikoqiri, nga buxheti i komunës janë paguar edhe “disa harxhime teknike” në shumë prej 63 849,56 dinarësh.

Memeti e ka quajtur këtë vizitë “ekskursion” dhe ka ironizuar me faktin se “e gjithë paria e komunës e ka parë të arsyeshme të shkojë për plot katër ditë në një banjë termike për t’u relaksuar pas gjithë atyre angazhimeve të mëdha që kanë pasur kohët e fundit”.

Në fund Memeti ka shtuar me ironi se “në Preshevë nuk ka investime, por ka plot bashkëpunime ndërkombëtare nëpër banja termike”, duke aluduar se vizita nuk ka pasur përmbajtje konkrete zhvillimore për komunën.

Postimi i plotë i Memetit në Facebook: 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

PreshevaPRESS

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS

Haliti: Nervozohet me pyetjen e Mehemtit, ia nxerr harxhimet e udhëtimeve ish pushtetit

PreshevaPRESS