Me ekspozitë kolektive përmbyllet LuginArt3

Kolonia artistike “LuginArt3” si organizim nga Qendra B edhe një herë ngjyros Luginën.


Këtë edicion të tretë Lugina mirëpriti artistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Kolonia zgjati dy ditë, gjatë të cilave artistët realizuan vepra me tema dhe stile të ndryshme, duke sjellë një atmosferë të veçantë krijuese dhe artistike.

Organizatorët e kolonisë, Leoneta Abdyli dhe Nexhat Boriçi, thanë se u ndanë shumë të kënaqur nga krijimtaria, bashkëpunimi dhe fryma e mirë artistike.

Ata shprehën falenderim dhe mirënjohje të veçant për secilin nga artistët pjesëmarrës nga shumë treva, që nderuan Luginën dhe këtë aktivitet kulturor me praninë e tyre.

Ekspozita u realizua në pranine e shumë dashamirëve të artit, figurave të ndryshme nga politika dhe  ekonomia nga vendi dhe rajoni.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shoqëria Kulturore-Artistike „Presheva“ fiton dy çmime në Festivalin Ballkanik në Kumanovë

PreshevaPRESS

Për të tretën herë, “LuginArt” bashkon artistë nga Lugina dhe rajoni në Bujanoc

PreshevaPRESS

“Mytma Burrin” – Një martesë, tre personazhe dhe një lojë emocionesh / Teatri i Preshevës nis provat

PreshevaPRESS