Me 30 minuta vonesë ka filluar punimet seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Preshevës e ftuar për sot.
Seanca konstituive e cila po udhëheqet nga këshillëtari i Partisë Demokratike Shqiptare, Islam Jusufi, ka filluar me punimet, e që sipas rregullores së Kuvendit të Komunës së Preshevës ka miratuar rendin e ditës.
Komuna e Preshevës nuk ka siguruar transmetimin e sesncës derisa mentalisht po diskutohet pika e parë e rendit të ditës.
11:35 Pas verifikimit të mandateve të këshillëtarëve të Kuvendit në Preshevë propozohet ndërprerja e seancës
Pas verifikimit të mandateve të këshillëtarëve të Kuvendit të Komunës së Preshevës, diskutohet për ndërprerjen e seancës, për të vazhduar pas 30 ditëve.
Këshillëtari i UDSH-së, Naser Aziri, në kuadër të diskutimit rreth ndërprerjes së seancës ka thënë se nëse seanca e Kuvendit do të ndërpritet për të vazhduar pas 30 ditëve, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasiqë me ligj dhe rregullore, nesër skadon afati për konstituimin e Kuvendit.
11:46 Sami Salihu: Lëvizja për Reforma do ta votojë çdo kandidat që propozohet për kryetar Kuvendi
Lajmi në përditësim…