Në Preshevë janë vaksinuar rreth 70% e stafit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, dhe mbi 118 qytetarë me vaksinat kundër virusit Covid19 që deri më tani kanë qenë në dispozicion.
Drejtori i shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, ka konfirmuar për portalin “Slobodna reč” të Vranjës, se nga 210 punonjës, madje 145 mjekë, teknikë dhe punëtorë tjerë nga stafi tjetër i shtëpisë së shëndetit tashmë kanë marrë vaksinën kundër virusit COVID-19, shifër e cila arrin afër 70% e të punësuarve në total.
Në dy ditët e para, 118 qytetarë kanë kryer procesin e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Preshevë, dje 48 dhe sot 70. Sipas Drejtori i shtëpisë së shëndetit, sot janë 87 qytetarë të regjistruar në listën e vaksinimit, dhe mbi 80 përqind e tyre tashmë kanë marrë dozën e parë.
“Përgjigja është e lavdërueshme, ne do të shohim se si do të jetë në ditët në vijim. Ka shumë aplikime për vaksinën Pfizer. Për ata që nuk kanë deklaruar një vaksinë specifike në aplikacion, dozat e ardhura të vaksinës kineze është në dispozicion. Ne ende nuk kemi informacion shtesë se kur do të vijnë më shumë doza nga Pfizer” ka thënë drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë për “Slobodna reč” të Vrajës. /SlobodnaReč
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.