Masat e reja: Shëtitjet për pensionistët, hapja e tregjeve të gjelbërta dhe disa shërbime tjera

Në seancën e sotme, Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për të zbutur disa nga masat e miratuara më parë në lidhje me epideminë e koronavirusit.


Masat e reja, thonë ata, janë miratuar në përputhje me situatën epidemiologjike dhe mendimin e profesionistëve, respektivisht mjekët specialist.

Siç bëhet me dije përmes deklaratës së Qeverisë, pensionistët ose qytetarët mbi 65 vjeç do të munden të ecin për gjysmë ore në këmbë të martën, premten dhe të dielën. Ata kohën e tyre për shetitje do të mundë t`a përdorin për të ecur në mes të orës 18:00 të pas pasditës deri në ora 01:00 pas mesnatës, në një diametër prej gjashtëqind metra nga vendbanimi i tyre.

Duke filluar nga e marta e kësaj jave, 21 prill, është lejuar puna për punëdhënësit e fushës që ofrojnë shërbime, siç janë automekanikët dhe punëtoritë  , këpuctarët, rrobaqepësit, pastrimet kimike, autoshkollat si dhe ndërmarrjet e vogla si libraritë, tregtarët, depotë e materialeve ndërtimore…

Tregjet e gjelbërta (jashtë dhe brenda) do të rihapen që nga e marta me zbatimin e detyrueshëm të të gjitha masave të mbrojtjes kundër koronavirusit.

Qeveria gjithashtu fton punëdhënësit në fushën e ndërtimeve (të larta dhe ulëta) që të rifillojnë të punojnë me kapacitet të plotë duke nisur nga data 21 Prill.

Të gjithë punëdhënësit janë të detyruar t’u sigurojnë punëtorëve pajisje mbrojtëse (maska, doreza dhe dezinfektues) dhe puna duhet të bëhet duke respektuar rregullën kryesore, atë distancimit social.

Punëdhënësit kërkohet të hartojnë një plan të veçantë të përshtatur masave emergjente ndërsa punonjësit kërkohet të e zbatojnë atë.

Ata të cilët nuk munden të rifillojnë punën, apo thënë më saktë nuk u lejohet rifilimi i punës së tyre, janë bizneset puna e të cilave realizohet në objekte të mëdhaja dhe grumbullohet një numr i madh njerëzish, siç janë dyqanet e aktiviteteve të ndryshme të vendosura në qendrat tregtare.

Gjithashtu, puna ende nuk i lejohet bizneseve që përfshijnë kontakt të ngushtë fizik, kështu që sallonet e bukurisë, sallonet e ondulimit, palestrat dhe qendrat e fitnesit vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

Puna në objektet dhe aktivitetet e lejuara nga e marta mund të realizohen vetëm duke rrespektuar të gjitha masat mbrojtëse dhe përdorimin e obligueshëm të pajisjeve mbrojtëse si dezinfektuesve dhe maskave e dorezave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS