Maqedonia Veriut nuk ka rrjet 5G, shumë vende e kanë të aktivizuar thot Ministri Mançevski

“Për momentin, në vendin tonë nuk ka të aktivizuar rrjet 5G”, theksoi në emisionin “360 gradë” në Alsat, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Inormatike, Damjan Mançevski.


Në lidhje me dyshimet që janë shfaqur në publik me rrezatimin e kësaj teknologjie në mjedis, ministri thotë se në vendin tonë testi i vetëm i rrjetit 5G është bërë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai deklaroi se testi është zbatuar nga “Telekomi”, dhe është bërë për qëllime komerciale.

Mançevski gjithashtu komentoi vendet që tashmë kanë bllokuar këtë teknologji.

“Brukseli ka bllokuar zhvillimin e rrjetit në qytet, por pjesa tjetër e Belgjikës është e mbuluar me sinjal. Nuk bëhet fjalë për diçka që nuk ekziston në botë. Në Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë rrjete aktive 5G, në Zvicër, ku gjithashtu ka pasur dyshime, ekzistojnë rrjete të tilla aktive brenda territorit”, tha Mançevski.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

PreshevaPRESS

Lidët e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi për të nxitur armëpushim 30-ditor

PreshevaPRESS

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

PreshevaPRESS