Mali i Zi refuzon respiratorët falas nga Serbia, kurse Kosova pranon 1 mijë teste

Shteti i Malit të Zi nuk ka pranuar respiratorë si dhuratë nga Serbia, ajo i ka refuzuar ato pavarësisht pandemisë së COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


5 respiratorë që presidenti serb, Aleksandar Vucici dëshiroi t’ia dhuron Malit të Zi, krejt kjo për 2 arsye po thonë mediet malazeze, e para për të qetësuar raportet e acaruara së fundi mes dy vendeve dhe e dyta për shkak të luftës ndaj koronavirusit.

Por, kjo ‘ndihmë e Serbisë’ është refuzuar kategorikisht nga Qeveria malazeze, këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozovic.

Bozovic ka kërkuar nga Mali i Zi që ta rishqyrtojë këtë ndihmë nga Serbia, pasi kjo është si ndihmë për luftë kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Por, ndryshe ka vepruar Kosova, ajo ka pranuar që të marrë 1 mijë teste për koronavirusin nga Serbia.

Lajmin e ka pranuar mbrëmë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se kjo ka ardhur si ndihmë nga Serbia për shkak të sjelljes së mirë që kemi bërë ndaj komunitetit serbë në Kosovë.

Kujtojmë se blerja e 1 respiratori kushton mbi 50 mijë euro tani, kurse 1 test për koronavirus kushton 14 euro për ta blerë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Radio Televizioni italian nis programin e parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri

PreshevaPRESS

Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra që duhet t’i lexoni këtë javë

PreshevaPRESS

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

PreshevaPRESS