Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar- KKSH, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se protesta e nesërme në Bujanoc është e orientuar kundër Qeverisë së Serbisë dhe diskriminimit që po na bëhet në kontinuitet e i cili po shkon duke u thelluar.
Duke folur për FOLonline, Lutfiu ka theksuar se protesta me plot kuptimin e fjalës mbanë epitetin e gjithëpopullores ngase ka hasur në mbështetje nga pjesa dërmuese e shoqërisë sonë.
“ Kemi konsultuar të gjithë spektrin politik dhe të gjithë janë deklaruar në favor të protestës së nesërme”, është shprehur Lutfiu.
Megjithatë, njeriu i parë i KKSH-së e pranon se po has edhe në vështirësi sepse disa eksponentë politikë përmes rrjeteve sociale po e shfrytëzojnë këtë organizim duke u mundur që ta shndërrojë në nivel të qërimit të hesapeve për politika lokale.
“ Duke e parë seriozitetin tonë, disa individë të inkuadruar me vonesë në këtë agjendë, të prirë nga bajraktarizmi, po tentojnë të krijojnë narracione politike për veten”, është shprehur Lutfiu.
Kryetari Lutfiu ka përshëndetur edhe rrolin e medias në senzibilizimin e protestës së nesërme.
“ Për fat të keq, tek ne ka shumë pak media serioze. Por, ato që janë, në mënyrë profesionale dhe mbështetëse po japin kontribut e tyre. Kjo është për të përshëndetur”, ka theksuar Lutfiu.
Kujtojmë që protesta gjithëpopullore me moton “për dinjitet dhe identitet”, organizohet nesër (e hënë), nga ora 11:00, në sheshin e qytetit në Bujanoc. /FOLonline