Kandidati për kryetar në zgjedhjet e kaluara i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftua për procesin e zgjedhjeve për elektorë në kuvendin që do të zgjedh anëtarët e kuvendit për anëtar të Këshilit Kommbëtar Shqiptar.
“65 elektorë, faqebardhë! Dua që nga zemra t’i falenderoj të gjithë ata që na mbështetën dhe i kërkoj falje për mundin që ua kemi shkaktuar”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.
Sipas tij një falenderim të veçantë dhe aktivistëve të LPD, sfidat po i bëjnë më të fortë.
Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialog social kishte shpallur zgjedhjet për 7 maj për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, të cilat do të mbahen përmes Kuvendit Zgjedhor, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, përcjellë Titulli.com.
Në këto zgjedhje përmes kuvendit të elektorëve do të zgjidhen 15 anëtarë përbërës të Këshillit kombëtar Shqiptar.
Vlen të theksohet se nga zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta të mbajtura më 13 nëntor 2022 për Këshillin Kombëtar Shqiptar anëtarët nuk arritën të formojnë shumicë për të qeverisur më institucionin e vetëm shqiptarë në Serbi./Titulli.com