Nëse vdekja dhe taksat janë dy gjërat e sigurta në jetë, në këtë sezon të Premier Ligës është është shtuar edhe një e tretë. Bëhet fjalë për fitoren e Liverpool.
“Reds” nuk ndalen, duke i shtuar një tjetër sukses ecurisë rekord që i afron më shumë me titullin kampion. “Viktima” e radhës në rrugën e skuadrës së Arne Slot ishte Volverhampton, që u dorëzua 2-1 në sfidën e luajtur në “Afield Road”.
Të zotët e shtëpisë gjetën shpejt golin e epërsisë. Në minutën e 15-të, Luis Diaz ndali topin në rrjetë për ta bërë në zbritje ndeshjen për skuadrën e tij. Ashtu si Liverpool edhe Mohamed Salah vijoi sezonin e shkëlqyer personal.
Sulmuesi egjiptian dyfishoi shifrat me 11 metërsh në minutën e 37-të, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë. Pas pushimit, punën më të madhe e kishte sistemi VAR, ndërsa miqtë arritën të zbusnin humbjen me Kunja, që vulosur rezultatin 2-1.
Me këtë fitore Liverpool kthen diferencën prej shtatë pikësh me Arsenal në krye të renditjes. Krejt i ndryshëm është diskutimi për Mançester Junajtid, që shënoi një tjetër humbje të rëndë, duke u dorëzuar 1-0 përballë Totenhem, në atë që ishte cilësuar si sfida e “krizës”.
Goli i vetëm dhe I fitores për “Spurs” u shënua nga Xhejms Medison në minutën e 13-të. Ky sukses largon Totenhem nga zona e ftohtë, ndërsa humbja zbret Junited në vendin e 15-të në renditjen e përgjithshme të Premier League.