Ukraina dhe aleatët e saj janë gati për një “armëpushim të plotë dhe pa kushte” me Rusinë që do të fillojë të hënën, tha ministri i jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Njoftimi vjen pasi udhëheqësit e BE-së dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, patën një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar propozimet e tyre për ndërprerjen e luftimeve.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha mediave franceze përpara takimit në Kiev se udhëheqësit evropianë do ta kërcënonin Rusinë me sanksione të mëtejshme nëse nuk respektojnë një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, transmeton PreshevaPRESS.
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të gjithë në Kiev për takimin. Në një deklaratë të përbashkët para mbërritjes së tyre, Sir Keir, Emmanuel Macron, Friedrich Mertz dhe Donald Tusk thanë se janë “të gatshëm të mbështesin bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur”.
Udhëheqësit po e shtyjnë Putinin të angazhohet për një armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor dhe thanë se do të “shtojnë presionin” mbi Rusinë.