LIDERËT POLITIK DHE INSTITUCIONAL TË LUGINËS NUK KANË URUAR PËRVJETORIN E ÇLIRIMIT TË  KOSOVËS

Derisa në Kosovë po shënohet Dita e Çlirimit, përvjetori i 21 i çlirimit të Kosovës, liderët politik dhe institucional të Luginës duket se nga angazhimi në fushatën parazgjedhore kanë harruar të urojnë Kosovën për Ditën e Çlirimit.


Shqiprim Arifi – kryetari i Preshevës, njëherë edhe kryetar i APN-së, në faqen e tij në facebook, të cilën zakonisht e përdorë për të postuar aktivitetet dhe mesazhet e veta, sot ende nuk ka postuar asgjë në lidhje me përvjetorin e çlirimit të Republikës së Kosovës. Në faqen e Arifit në facebook postimi i fundit është videoklipi përmes të cilit i bëhet ftesë shqiptarëve të kalojnë pushimet në vendlindjet e veta, postim ky i bërë në 15:31.

Ragmi Mustafa, kryetari i PDSH-së, parti e cila njihet si propaganduesja më e madhe e bashkimit të Luginës me Kosovën ndër vite, postimin e tij të fundit ka denoncuar problematikën me një formular të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”.

Kryetari i Kuvendit të Preshevës i cili është edhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në profilin e tij në facebook postimin e fundit ia ka dedikuar takimit me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili po zhvillon vizitë në Luginën e Preshevës.

Njejtë ndodh edhe me liderët e partive politike shqiptare në Bujanoc.

Kryetari i PVD-së, e njëherë edhe i Bujanocit, Shaip Kamberi, në profilin dhe faqen e tij në facebook, postimin e fundit i ka kushtuar aktivitetit parazgjedhor në lidhje me rininë.

Nagip Arifi, i cili udhëheqë Partinë Demokratike të Bujanocit dhe është kandidat për kryetar të kësaj komune shqiptare, në postimin e tij të fundit ka shkruar për aktivitetin partiak në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Derisa asnjëri nga udhëheqësit politik e institucional  shqiptar  nga Lugina e Preshevës nuk ka uruar përvjetorin e 21 të çlirimit të Republikës së Kosovës, anë e mbanë Kosovës po realizohen një numër i madh ativitetesh në nderim të Ditës së Çlirimit e që shënon 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS